Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Holanda me shumë mungesa përballë Francës

Sulmuesi i Liverpoolit, Cody Gakpo, mbrojtësi i Bayernit, Matthijs de Ligt dhe tre lojtarë tjerë janë prekur nga një virus dhe do t’i mungojnë Holandës në ndeshjen ndaj Francës, ka njoftuar federata holandeze e futbollit të enjten.

Dueli mes Francës dhe Holandës, zhvillohet të premten mbrëma dhe i takon Grupit B të kualifikimeve për Euro 2024.

Krahas Gakpos e De Ligtit, kampin stërvitor të Holandës tashmë e kanë lënë edhe Sven Botman, Bart Verbruggen e Joey Veerman.

Në njoftim thuhet se trajneri Ronald Koeman tashmë ka ftuar Ryan Graverberchin, Kjell Scherpenin dhe Stefan De Vrijin si zëvendësime.

Ndërkohë, Holanda do të jetë gjithashtu edhe pa Frenkie De Jongin e Steven Bergwijnin, të dy të lënduar.

Ndeshja Francë – Holandë, nis në orën 20:45 dhe luhet në “Stade de France”.