Holanda ka fituar në udhëtim ndaj Irlandës, në kualifikimet për Euro 2024.
Në fakt irlandezët kaluan në epërsi që në minutën e katërt. Adam Idah shënoi nga pika e bardhë.
Penallti realizoi edhe Cody Gakpo i Holandës në minutën e 19-të. Ndërsa golin e fitores e shënoi Wout Weghorst në minutën e 56-të.
Holanda tani është e dyta në grupin B me nëntë pikë nga katër ndeshje. Udhëheq Franca me 15 pikë nga pesë ndeshje. Irlanda është e katërta me vetëm tri pikë nga pesë ndeshje.