Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Holanda barazon me Gjermaninë

Ndeshja miqësore ndërmjet Holandës dhe Gjermanisë që u luajt të martën mbrëma, ka përfunduar pa fitues.

Në stadiumin “Johan Crujiff Arena” në Amsterdam, rezultati ishte 1:1.

Përfaqësuesja e Gjermanisë kaloi e para në epërsi. Ishte Thomas Mueller, ai që zhbllokoi rezultatin në fund të pjesës së parë. Megjithatë, Holanda e barazoi rezultatin me Steven Bergwijnin në minutën e 68-të.