Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hoffenheimi befasohet në Kupën e Gjermanisë

Hoffenheimi është befasuar në Kupën e Gjermanisë sonte. Hoffenheim u mposht në shtëpi nga klubi i Bundesligës 2 të Gjermanisë, Greuther Fuerth me rezultatin 7:6 pas penalltive.

Koha e rregullt dhe shtesat përfunduan 2:2.

Andrej Kramariq (13’) dhe Kevin Akpoguma (50’) shënuan për Hoffenheimin, ndërsa për Greuther Fuerthin shënuan Sebastian Ernst (21’) dhe Marco Meyerhofer (46’).

Është eliminuar edhe klubi tjetër nga Bundesliga, Union Berlini. Unioni pësoi 3:2 nga Paderborni i Bundesliga 2.