UEFA ka caktuar gjyqtarin e Premier Leagues, Michael Oliver, për të ndarë drejtësinë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës ndërmjet Romës dhe Bayer Leverkusenin të enjten në mbrëmje, gjë që mund të mos jetë një ogur i mirë për trajnerin e italianëve, Jose Mourinhon.
Ndërsa Oliver nuk ka gjykuar kurrë më parë ndonjë ndeshje ku Roma ka luajtur, ai është shumë i njohur me Mourinhon nga periudhat e ndryshme të portugezit në Angli me Chelsean, Manchester Unitedin dhe Tottenhamin.
Në fakt, anglezi ka drejtuar 21 ndeshje të ekipeve të Mourinhon dhe gjatë asaj periudhe, dhe asnjë arbitër tjetër i Premier Leagues nuk ka dhënë më shumë penallti se Oliver kundër skuadrave të ashtuquajturit “The Special One”.
Vetë Mourinho e kishte vënë re atë detaj të veçantë kur ishte ende në krye të Tottenhamit, duke theksuar në një intervistë se “Numri i penalltive që Oliver ka dhënë kundër meje është i mahnitshëm”.
Gjatë viteve, Oliver ka akorduar gjashtë penallti kundër trajnerit aktual të Romës në 21 ndeshje, mesatarisht një penallti në çdo 3.5 ndeshje.
Megjithatë, vlerësimi për arbitrin “më të keq” me të cilin Mouinho është përballur ndonjëherë, i rezervohet Daniele Chiffit, i cili fitoi këtë epitet fatkeq gjatë barazimit 1:1 të Romës me Monzan të mërkurën e kaluar. Ai me vendimet e tij ka tërbuar Mourinhon.