Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hirscher e vlerëson përkrahjen e skuadrës si çelës për suksesin

Kampioni i skijimit alpin, Marcel Hirscher, ka përgëzuar skuadrën e tij të trajnerëve dhe të teknikëve të pajisjeve, për suksesin e madh në Lojërat Olimpike Dimërore në Pyeongchang.

Hirscher të dielën ka fituar të artën e dytë në Pyeongchang, duke triumfuar në sllallom të madh, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Dhe austriaku 28-vjeçar ka qenë modest kur është pyetur se çfarë e ka dalluar atë nga pjesa tjetër e garuesve.

“Ne të gjithë kemi një pjesë të madhe të talentit dhe një pjesë të madhe të stërvitjes, por mendoj se unë kam një skuadër të madhe rreth meje, teknikë të mëdhenj, material fenomenal dhe trajner të shkëlqyer”, ka thënë Hirscher.

Skuadra fillon me trajnerin Michael Pircher, që ishte i shpejtë për të kthyer meritat te nxënësi i tij.

“Ai është shumë i veçantë. Është shumë i përqendruar në skijim dhe shumë profesional për çdo pjesë të garës”, ka deklaruar Pircher.

“Federata e skijimit i ka dhënë mundësi të ndërtojë skuadrën e tij dhe ai ka zgjedhur njerëzit e duhur, të cilëve mund t'iu besojë”. Pircher thotë se është puna e tij të flasë me Hirscherin pak para fillimit të garës, pasi të analizojë çdo kthesë në inspektimin e garës për të zgjedhur rrugën më të shpejtë deri poshtë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm