Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Higuaini tregon arsyen përse refuzoi Chelsean për Milanin

Gonzalo Higuaini pas zyrtarizimit si lojtar i Milanit, ka treguar arsyet e mos transferimit te Chelsea.

Argjentinasi ka thënë se Maurizio Sarri ishte njeriu i vetëm te Chelsea që e dëshironte në ekip.

Sarri – që menaxhoi Higuainin për një sezon te Napoli – insistonte për transferimin e tij, por Milani ishte më e shpejtë pasi u pajtua për huazimin e tij në vlerë prej 20 milionë eurove ndërsa 35 milionë euro tjera do t’i paguajë gjatë verës së ardhshme.

“Me sinqeritet të plot më duhet të them se Sarri ishte personi i vetëm që më donte te Chelsea. Këtu në Milan më donin të gjithë, për këtë arsye u bashkova”, ka thënë Higuaini.