Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Higuaini do të motivohet nga fishkëllimat e Napolit

Ish-mbrojtësi i Napolit dhe Juventusit, Ciro Ferrara ka paralajmëruar Gonzalo Higuainin se nuk do të pritet mirë nga fansat e Napolit në derbin e së dielës.

Argjentinasi që u bashkua me Juven për 90 milionë euro, ka nxitur reagime të ashpra te tifozët e Napolit derisa presidenti Aurelio De Laurentiis, akuzoi Higuainin për tradhti ndaj klubit.

Higuaini do të kthehet dy herë në San Paolo pasi Juve do të përballet me Napolin në ligë dhe për kupë.

“Kur u ktheva herën e parë, isha i mirëpritur, por pastaj diçka ndryshoi”, ka thënë Ferrara, i cili fitoi dy tituj me Napolin, para se të kalonte te Juventusi.

“Ndoshta për arsye personale, fansat e rinj më mbajnë mend si lojtar i Juves dhe jo si mbrojtës që fitova Scudetton me Maradonën”, ka shtuar ai.

“Nuk pres mirëpritje [për Higuainin], do ta fishkëllejnë. Nuk e njoh personalisht Higuainin, por e di se një kampion i kalibrit të tij nuk do të frikësohet nga atmosfera armike”.

Artikuj të ngjashëm