Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Higuaini del pozitiv me COVID-19 para ndeshjes së plejofit

Foto: Reuters

Ylli i Inter Miamit, Gonzalo Higuain, nuk do të luajë në ndeshjen e plejofit të Kupës kundër Nashvill SC për shkak të testit pozitiv për Covid-19, shkruan ESPN-i.

Sipas këtij mediumi, një burim i ligës ka thënë se tre lojtarët, Gonzalo Higuain, vëllai i tij Federico Higuain dhe Leandro Gonzalez Pirez, janë të infektuar me virus.

David Beckham, pronar në këtë klub, nuk i ka konfirmuar emrat, por ka nënvizuar se tre lojtarë të ekipit të parë, nuk janë të gatshëm për lojë, transmeton KOHA.

Të dyja ekipet kanë mbërritur në fazën e plejofit të Kupës MLS që në vitin e parë pas themelimit.