Gonzalo Higuain ka thënë se Juventusi ka rigjetur urinë e duhur tani, pas problemeve që pati në fillim të sezonit.
“Zonja e Vjetër” ishte kritikuar për rezultatet e dobëta në fillim të sezonit në Serie A, kurse të premten e mposhtën rivalin për titull Napolin, duke iu afruar në vetëm një pikë, transmeton Koha.net.
“Ta fitonim titullin e shtatë radhazi do të ishte diçka e jashtëzakonshme. Kemi rigjetur urinë e duhur, na vjen keq që nuk e kishim në pjesën e parë të sezonit”, ka thënë ai për Tuttosport.