Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain thotë se ishte pranë të tërhiqej nga futbolli pas finales së Botërorit 2014 kundër Gjermanisë.
Në atë finale argjentinasi Higuain kishte lëshuar një rast ideal dhe u përballë me kritika të shumta. Gjermania humbi 1:0 pas shtesave.
“Unë isha afër të tërhiqesha nga futbolli, por nëna ime më tha të vazhdojë. Unë isha i gatshëm të tërhiqesha. Futbolli është një gjë që e dua, por e dua nënën time më tepër. Kështu që ajo tha se nuk do të më lë të heq dorë”, ka treguar Higuain në një intervistë për “Marca”.
Ai ka treguar edhe për rastin që e lëshoi.
“Rasti erdhi papritmas, duhej ta shfrytëzoja dhe për fat të keq nuk e shfrytëzova. Nuk është e lehtë kur dëgjon fjalët ‘ai djalë nuk është më mjaftueshëm i mirë, është dështim, nuk di të luaj futboll’. Të dhemb kjo. Është e vërtetë se nuk arritëm objektivat, por të quhem dështim? Arritja në tri finale nuk është dështim”, thotë Higuain 32-vjeçar. “Unë kam luajtur në ligat më të mira, klubet më të mira, në tri kampionate botërore dhe Copa America. Nuk kam imagjinuar as dhjetë për qind të kësaj kur isha pesëvjeçar”.