Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Higuain dëshiron qëndrimin te Inter Miami

Gonzalo Higuain ka lënë të kuptohet se dëshiron qëndrimin edhe më gjatë te Inter Miami.

Ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Juventusit është kërkuar nga skuadra e River Plates, ku në vitin 2005 filloi karrierën si senior.

Ai ka thënë se është i kënaqur te Inter Miami.

“Këtu jetoj i qetë. Arrita stabilitetin emocional që doja dhe e vërteta është se ndihem shumë i lumtur”, ka thënë Higuain.

Futbollisti argjentinas ka kontratë deri në fund të këtij viti.