Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hetim për kurdisje në “French Open”

Një hetim ka filluar për pretendimet për kurdisje të një meçi në Grand Samin “French Open”.

Prokuroria e Parisit ka njoftuar se po hetohet një meç i rrethi të parë të “Grand Slamit” në konkurrencën e femrave në çifte, raporton BBC.

Zyrtarët thonë se hetimet kanë nisur më 1 tetor, pas dyshimeve për mashtrim të organizuar dhe korrupsion në sporte.

Një burim i afërt me hetimin ka thënë se po bëhet fjalë për përballjen Andreea Mitu/Patricia Maria Tig me Yana Sizikova/Madison Brengle.

Dyshja ruso-amerikane Sizikova – Brengle humbi përballjen me 7:6 dhe 6:4 nga rumunet Mitu e Tig.