Sport

Hetemaj me Beneventon marrin pikë në udhëtim

Mesfushori kosovar, Përparim Hetemaj ka startuar në një tjetër ndeshje në Serie A të Italisë.

Hetemaj ndihmoi Beneventon që të marr pikë në udhëtim te Bologna.

Ndeshja hapëse e xhiros së 22-të të kampionatit italian, e luajtur të premten mbrëma, përfundoi 1:1.

Hetemaj luajti deri në minutën e 81-të.

Nicola Sansone kaloi në epërsi Bolognan në minutën e parë, ndërsa Nicolas Viola barazoi shifrat në minutën e 60-të.

Benevento renditet e 13-ta me 24 pikë. Hetemaj 34-vjeçar, ka 17 ndeshje këtë edicion në Serie A.