Përparim Hetemaj ka asistuar në golin e epërsisë të Beneventos ndaj Crotones. Benevento po kryeson 1:0, në ndeshjen e xhiros së 37-të të Series A.
Hetemaj asistoi për golin e shënuar nga Gianluca Lapadula në minutën e 13-të.
Beneventos i duhet me çdo kusht fitorja për të mbajtur të gjalla shpresat për mbijetesë në elitën e futbollit italian.