Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hernandez, forca dhe truri prapa kampionit të MotoGP-së

Ai është motivuesi dhe besimtari më i madh i pilotit të famshëm të botës së motorëve. Santi Hernandez është njeriu që pothuajse gjithmonë qëndron pranë kampionit të pesëfishtë të “MotoGP”, Marc Marquez. 

Marquez ka thyer rekord pas rekordi në karrierën e tij relativisht të shkurtër dhe është fytyra kryesore e këtij sporti atraktiv. Gjatë tërë kohës prej se Marquez është në klasën “Premier” të motorëve, Hernandez ka qenë hija e tij, shkruan sot Koha Ditore.

Nëse shikoni çdo fundjavë garat e “MotoGP”, Hernandez është aty. 44-vjeçari mban një tabelë në dorë dhe gjatë tërë kohës i jep këshilla Marquezit derisa bëhet gati për të garuar. Të dy janë të pandashëm: shokë me një lidhje të pathyeshme. Marquez ka vetëm fjalë të mira për shokun e tij spanjoll. 

“Më të kam filluar të punoj prej vitit 2011. Gjatë kësaj kohe kemi pasur momente të mira edhe të këqija, por Santi nuk është vetëm shefi im mekanik, ai është miku im”, insiston Marquez. 

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)