Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll, është në fazën e fundit të përgatitjeve për kualifikimet në botërorin e vitit të ardhshëm, që do të mbahet në Gjermani dhe Danimarkë.
Kosova në fazën e parë kualifikuese do të përballet me shtete të forta Portugalia, Polonia dhe Qipro, raporton KTV.
Pasi kanë zhvilluar fazën e parë të përgatitjeve kondicionale në Gjakovë, tani hendbollistët janë kthyer në kryeqytet për fazën taktike dhe të fundit para nisjes në Gadishullin Iberik.
Trajneri i përfaqësueses, Taip Ramadani, është shprehur mjaft i kënaqur me skuadrën që ka, e po ashtu edhe me ecurinë e përgatitjeve.
Hendbollistët Fatlum Ahmeti, Kastriot Jupa dhe Oltion Beshiri, me gjithë kundërshtarët e fortë që kanë përballë, nuk pranojnë të dorëzohen para kohës.
Duelet e këtij grupi, do të luhen nga data 12 deri në 14 janar, në Povoa de Varzim të Portugalisë.