Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hendbolli rrezikon të mos zhvillojë fazën e 2-të të kualifikimeve për Evropian

Përmes një postimi në Facebook, Federata e Henbollit të Kosovës ka bërë të ditur Kosova rrezikon zhvillimin e fazës së dytë të kualifikimeve për Evropian në të dyja konkurrencat.

Kjo për shkak të infrastrukturës në palestra, numrit të vogël të ulseve dhe ndriçimit, kushte që janë kërkuar nga EHF-ja dhe IHF-ja, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kosova rrezikon zhvillimin e fazës së 2-të të kualifikimeve për EURO në të dy konkurrencat. Shpresojmë që MKRS dhe strukturat tjera të ndihmojnë në rregullimin e palestrës rreth numrit të karrigeve (të bëhen minimum 2500 ulëse) dhe sidomos edhe ndriçimi katastrofik i cili është jashtë standardeve dhe lukseve të kërkuara nga EHF dhe IHF”, thuhet në federatën e hendbollit të Kosovës.

FHK thotë se ka marr manuelin zyrtar nga EHF-i rreth organizimit të ndeshjeve të fazës së dytë të kualifikimeve për EURO ku janë këto dy kushte ndër të tjerat që duhet përmbushur.

“Dihet se hendbolli është i vetmi sport kolektiv i cili ka arritur që ta kalon fazën e parë të kualifikimeve për EURO. Ndeshjet e radhës së kualifikimeve të fazës së dytë në konkurrencën e femrave zhvillohen në fillim të tetorit në Prishtinë kundër Holandës dhe në konkurrencën e meshkujve në muajin janar, prandaj urgjentisht duhet rregulluar ndriçimi dhe atë me sistem të ri (me leda), por edhe temperatura duhet të jetë minimum 18 gradë”, thotë FHK.

FHK më tutje thotë se, “shpresojmë që institucionet shtetërore të ndërmarrin hapat e duhur dhe të ndërhynë me urgjencë në të kundërtën do të sjellin kokëçarje se ku do t’i zhvillojnë ndeshjet kombëtaret dhe sanksionime nga EHF-i”.