Hendbollistet e reja të Kosovës sërish do të kenë barrën e zhvillimit të një ndeshjeje që vlerësohet më shumë se sportive, shkruan sot Koha Ditore.
Më 23 mars të vitit të ardhshëm duhet të luhet ndeshja ndërmjet përfaqësueses U-20 të Kosovës në hendboll për femra dhe përfaqësueses U-20 të Serbisë.
Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) për dallim nga disa federata të tjera ndërkombëtare me peshë, nuk përjashton mundësinë e përballjes Kosovë - Serbi. EHF-ja ia lë shortit që të "vendosë" për përballje të tilla eventuale, dhe për herë të dytë shorti ka vënë në të njëjtin grup Kosovën e Serbinë.
Të martën në Vjenë është tërhequr shorti për eliminatoret evropiane për botërorin U-20 për hendbolliste, që mbahet vitin tjetër në Hungari. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.