Hapja e palestrës në Rahovec pritet të rrit aktivitetet sportive në këtë qytet.
Në Rahovec kishte numër rekord të shikuesve në ndeshjet për Kupë të Kosovës në basketboll, ndërsa të premten Federata e Hendbollit të Kosovës ka njoftuar se në këtë komunë do të riaktivizohen skuadrat e hendbollit Rahoveci te meshkujt dhe te femrat, transmeton Koha Ditore.
Të dy skuadrat e Rahovecit në gara do të përfshihen nga edicioni i ardhshëm, ndërsa ato ishin larguar nga garat vite më parë në mungesë të palestrës dhe vështirësive financiare.
Drejtues të FHK-së kanë mbajtur takim me njerëz të hendbollit në Rahovec që kanë premtuar se menjëherë do të nisin punën për riaktivizimin e skuadrave.
Hapja e palestrës pos në basketboll e hendboll pritet të ketë ndikimin e vet edhe në sporte tjera që luhen në palestër.
-
Ringjallja e përnjëhershme e sportit në Rahovec
-
Kastrioti e kërkon kupën e tretë rresht, Rahoveci të parën
-
Palestra shndërrohet në qendër numërimi, kampioni dy ndeshje evropiane në Luksemburg
-
Të enjten luhet derbi i hendbollit, Rahoveci – Kastrioti
-
Në qytetin e rrushit, hendbolli e ka fjalën kryesore