Përfaqësuesja U19 e Kosovës në hendboll e ka humbur ndeshjen e parë në Evropianin e Divizionit B që të hënën nisi në Riga të Letonisë. Hendbollistët kosovarë pësuan 32:24 nga Turqia.
Pjesa e parë përfundoi 16:12 për Turqinë, ndërsa fillimi ishte i barabartë. Në pjesën e dytë hendbollistët e Kosovës u afruan në dy gola, por më pas turqit nisën shkëputjen graduale.
Ardin Berisha shënoi 8 gola, por i kishte dhjetë goditje të pasuksesshme. Nga pesë gola i shtuan Ajdin Gashi e Ermal Dukaj.
Kosova ndeshjen e ardhshme e luan të martën ndaj Holandës.
Më herët në kampionate evropiane janë paraqitur hendbollistet e U19 dhe U17, që kanë pasur rezultate fare të zbehta.