Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hendboll, Kosova fiton ndaj Greqisë

hendboll, kosova, greqia ,FHK

Hendbollistet e reja të Kosovës kanë shënuar fitore ndaj Greqisë të enjten pasdite. Fitorja në kuadër të Kampionatit Mesdhetar për grupmoshën U16 që po mbahet në Podgoricë, nga FHK-ja është vlerësuar me shumë rëndësi.

Kosova fitoi me shifrat 17:14. Ndeshja ishte e rëndësishme për plasman, ndërsa hendbollistet e reja ndeshje tjera kanë të premten.

Po të enjten, Kosova kishte humbur nga Sllovakia me rezultat 36:22. Në kuadër të fazës grupore pësoi nga Mali i Zi, Rumania dhe Spanja.

Me Spanjën luan sërish të premten.