Besa Famgas e Kastrioti vazhdojnë garën mes tyre për titull të kampionit në hendboll, duke fituar thellë e lehtë ndaj skuadrave të tjera.
Në xhiron e 24-t të Superligës A, Kastrioti fitoi ndaj Vushtrrisë të shtunën me shifrat 40:21, ndërsa Besa Famgas e mposhti Vëllaznimin në Gjakovë, të dielën me 47:18, shkruan “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBesa prin në tabelë me 44 pikë, sa i ka edhe Kastrioti në vend të dytë. E treta është Prishtina me 36 pikë. Prishtina të shtunën e mposhti Dritën në Gjilan me rezultatin 46:26.
Te hendbollistet derbi i xhiros së 14-të u luajt në Gjakovë në mes të Shqiponjës dhe Istogut. Istogu fitoi ndaj kampiones aktuale me rezultat 41:29. Istogu prin me 26 pikë.