Është tërhequr shorti për ndeshjet e barazhit, që do të zhvillohen në “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Të mërkurën, në orën 16:00 do të takohen Vushtrria – Flamurtari, ndërsa Ferizaj do të përballet me Vëllaznimin të enjten.
Ndërkohë, ndeshjet e barazhit për Ligën e Parë, do të zhvillohen në Gjakovë, më 28 maj.
Istogu do të luajë kundër Rahovecit, derisa Trepça do të luajë më 29 maj me fituesin e ndeshjes përcaktuese për vendin e dytë në Grupin B të Ligës së Dytë, Lepenci – Dardana, që luhet më 25 maj në Drenas.