Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hazeri, e ardhmja e Bashkimit

Kampioni në fuqi Bashkimi humbi bindshëm (88:50) ndeshjen e Superkupës ndaj Z Mobile Prishtinës javën e shkuar, por fitoi një lojtar për të ardhmen.

Hajriz Hazeri nuk u inkuadrua te skuadra prizrenase në këtë ndeshje të luajtur të dielën në Prishtinë, por vetë prania e tij në një ndeshje me shumë lojtarë të njohur, flet për talentin dhe besimin që ka skuadra në të, shkruan sot Koha Ditore.

Ai ishte më i riu në përbërjen e Bashkimit dhe pritet të ketë minutazhë gjatë edicionit 2018/19 që nis këtë fundjavë. 15-vjeçari këtë verë i është bashkuar ekipit të parë të Bashkimit nga shkolla "NewBasket" e Prizrenit.

Hazeri luan në pozitën e plejmejkerit dhe konsiderohet si e ardhmja e klubit. Ai pos ekipit të parë, në edicionin e ri, mund të angazhohet edhe te gjeneratat e reja të Bashkimit: U-16 e U-18.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).