Eden Hazard thotë se është i lumtur kur njerëzit në top tre lojtarët më të mirë në botë, përkrah Messit e Ronaldos, megjithatë ka theksuar se më e rëndësishme për të është të fitojë trofe.
Ylli belg është në një formë të jashtëzakonshme këtë sezon, pasi ka shënuar pesë gola në gjashtë paraqitje këtë sezon në Premier Ligë, transmeton Koha.net. E ishte pikërisht ai që e eliminoi Liverpoolin nga Carabao Cup duke shënuar një gol shumë të bukur.
“Nuk kam synime të them të drejtën, i vetmi synim është të fitoj diçka çdo sezon. Dua vetëm të kënaqem me futbollin dhe të fitoj ndeshjet. Momentalisht po shënoj gola, kjo është arsyeja pse të gjithë po flasin për mua që të jem në top treshe. Është kënaqësi me qenë aty. Dua vetëm të vazhdoj, jam lojtari i njëjtë si dy vite më parë. Tani jam në një periudhë ku po shënoj shumë gola dhe shpresoj të vazhdoj kështu”, është shprehur Hazard.