Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Haxhiu kundërshton ndërtimin e stadiumit në Bërnicë, Shala nuk flet

Qeveria e Kosovës ka vendosur që stadiumi nacional i Kosovës të ndërtohet në Bërnicë të Prishtinës, madje janë ndarë 70 hektarë.

Por, ndërtimi i stadiumit në Bërnicë, po kundërshtohet nga ish–nënkryetari i Federatës së futbollit të Kosovës, njëherësh deputet i Kuvendit nga PDK-ja, Bekim Haxhiu.

Ai thotë se ndotja dhe erërat e forta, janë pengesë e madhe në atë lokacion, raporton Sporti në KTV.

Sipas tij, në kohën kur ai ishte pjesë e FFK-së, kishin dhënë dy opsione të tjera për ndërtimin e stadiumit të Përfaqësueses së Kosovës.

Në anën tjetër, eksperti i ambientit, Shyqri Dumani, i ka thënë KTV-së, se ndotja në pjesën ku planifikohet stadiumi, është minimale, ndërkaq sa u përket erërave të forta, ai ka një kritikë për institucionet e vendit.

Edhe “Lufta” politike për stadiumin që mbetet vetëm në letër Sport “Lufta” politike për stadiumin që mbetet vetëm në letër

Dumani më tej ka shtuar se as Fusha Kosova e as Drenasi, nuk janë lokacione të përshtatshme për ndërtimin e stadiumit.

Ndryshe, edhe përkundër caktimit të lokacionit, Qeveria e Kosovës nuk ka arritur të sigurojë mjete për ndërtimin e stadiumit të Përfaqësueses së Kosovës. Viti 2019 shihej se mund ta gjejë Kosovën me stadium nacional, por gjërat nuk janë duke shkuar sipas premtimeve.