Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Havolli përfshihet në ekipin organizativ të ndeshjeve të UEFA-s

Rinor Havolli është përfshirë në ekipin organizativ të ndeshjeve të Konfederatës Evropiane të Futbollit (UEFA).

Ai ishte pjesë e organizimit të ndeshjes në mes të Dinamo Zagrebit dhe Sevillas e zhvilluar ditë më parë në fazën e nokaut të Ligës së Evropës.

Havolli që është menaxher i ndeshjeve të Kosovës, pritet të marr pjesë edhe në ndeshjet tjera të nivelit të lart që organizohen nga UEFA.