Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Havertz flet për penalltinë e përsëritur

Sulmuesi i Chelseat, Kai Havertz ka folur për penalltinë e përsëritur që doli të jetë momenti vendimtar në ndeshjen ndaj Dortmundit.

Havertz qëlloi shtyllën herën e parë, por penalltia u përsërit për hyrje të hershme të lojtarëve të Dortmundit në zonë. Në tentimin e dytë ai dërgoi topin në rrjetë. Chelsea fitoi 2:0 dhe u kualifikua në çerekfinale të Championsit.

“Nuk e di se çka po mendoja kur godita shtyllën. Por arbitri më la të gjuaj sërish penalltinë. Isha pak nervoz, por shënova. Kam provuar të pres dhe të shikojë portierin. Penalltia e dytë ishte pak më e lehtë”, ka thënë Havertz.

“Dy javët e fundit ishin të vështira, humbëm shumë ndeshje. Ndeshja ishte me rëndësi, është garë e madhe dhe trofeu i fundit që mund ta fitojmë. Treguam karakter dhe dëshmuam që duam të vazhdojmë”, ka shtuar Havertz.

 

Artikuj të ngjashëm