Skuadra e Antonio Contes, Chelsea, ka arritur një fitore bindëse ndaj skuadrës së Xherdan Shaqirit, Stoke City.
“Blutë” arritën të këndellen pas fitores së xhiros së kaluar kur u mposhtën di vendës nga Burnely, duke realizuar katër brenda 90 minutave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQë në minutën e 2-të u pa se Chelsea u kishe shkuar mysafirëve me qëllimin e 3 pikëve, pasi Morata theu rezultatin në 0-1 pas një asisti nga Azpilicueta.
Në minutën e 30, ishte Pedro ai që dyfishoi shifrat për pjesën e parë.
Pjesa e dytë u karakterizua me një lojë më të ashpër, sidomos nga vendësit, kur edhe Shaqiri, në minutën e 49-të, u ndëshkua me karton të verdhë për sjellje josportive.
Morata, në minutën e 77-të, çoi rezultatin në 0-3, ndërsa pesë minuta më pas, siguroi hattrickun e tij të parë në Premierligë.
Me këtë fitore, Chelsea ngjitet në pozitën e 3-të me 13 pikë të tubuara nga 6 ndeshje të zhvilluara.
Ndërsa skuadra e Shaqirit ka rënë në pozitën e 15-të me vetëm 5 pikë të tubuara nga 6 ndeshje të zhvilluara.