Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Hat-trick” për pesë minuta në La Liga

Luis Suarez i Almerias ka regjistruar “hat-trick” për pesë minuta në La Ligën spanjolle.

Sulmuesi kolumbian ka shënuar tre gola ndaj Granadas të dielën, në kuadër të xhiros së tetë.

Ai shënoi në minutat 41, 44 dhe në minutën e parë të kohës shtesë, ndaj skuadrës së Myrto Uzunit. Largie Ramazani ishte asistues në të tria golat e tij.

Sulmuesi i Shqipërisë u lëndua në ndeshjen e kaluar, por është në bankën rezervë.

Rekordin për tregolëshin më të shpejtë në historinë e La Ligas e mban sulmuesi brazilian dhe fituesi i Kupës së Botës, Bebeto.

Edhe Uzuni me gol të bukur për barazimin e Granadas Sport 2 v. më parë Uzuni me gol të bukur për barazimin e Granadas

Ai për 4 minuta e 43 sekonda kishte realizuar për Deportivo La Corunan kundër Albacetes, në tetor të vitit 1995.

Për 4 minuta e 45 sekonda, “hat-trick” kishte regjistruar edhe Kevin Gameiro me Atletico Madridin më 18 shkurt të vitit 2017, kundër Sporting Gijonit.