Sulmuesi Edin Xheko ka shënuar “hat-trick” në fitoren e thellë të Fenerbahçes kundër Konyasporit.
Fenerbahçe turpëroi Konyasporin pasi fitoi me rezultatin, 7:1. Ishte ndeshje e mbetur e xhiros së 16-të të elitës së futbollit të Turqisë.
Xheko shënoi tri golat e parë, në minutën e 11-të, të 32-të dhe të 40-të. Mert Muldur, Sebastian Szymanski, Michy Batshuayi dhe autogoli i Ugurcan Yazgili, ishin shënimet e katër golave tjerë. Ndërkohë për mysafirët shënoi braziliani Guilherme, në minutën e fundit të ndeshjes.
Me këto tri pikë, Fenerbahçe forcohet në vendin e parë me 50 pikë, kurse Konyaspori mbetet me 18 pikë në vendin e 18-të.