Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Hat-trick” i Kaneit në goleadën e Bayernit

Pas eliminimit të Lazios në Ligën e Kampionëve, Bayerni ka vazhduar me formë të mirë edhe në Bundesligë.

Të shtunën, në “Allianz Arena”, Bavarezët deklasuan Mainzin me rezultat 8:1.

Ndeshja s’pati histori.

Harry Kane shënoi tri gola, ndërsa në listën e golashënuesve ishin edhe Leon Goretzka me dy gola, Thomas Muller, Jamal Musiala e Serge Gnabry me nga një.

Për Mainzin shënoi Nadiem Amiri, me asistimin e shqiptarit Brajan Gruda, që luajti deri në minutën e 76-të.

Edhe Bayerni e fiton ndeshjen me shtatë gola Futboll 3 muaj më parë Bayerni e fiton ndeshjen me shtatë gola

Bayerni forcohet në pozitën e dytë me 57 pikë, shtatë më pak se lideri Leverkuseni që ka një ndeshje më pak.

Mainzi është i parafundit me 16 pikë.