Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Hat-trick” i Asanit në Korenë e Jugut

Jasir Asani ka shënuar “hat-trick” në elitën e futbollit të Koresë së Jugut.

Asani 27-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, ka shënuar tri gola të shtunën për Gwangjun në ndeshjen e xhiros së katërt të elitës jugkoreane, në fitoren e thellë 5:0 ndaj Incheonit.

Golin e parë e shënoi në minutën e nëntë për 1:0. Për 4:0 realizoi në minutën e 69-të, ndërsa golin e tretë personal dhe të pestin për skuadrën e tij, e realizoi në minutën e 72-të.

Ai luajti deri në minutën e 77-të, ndërsa ka katër gola gjithsej në kampionatin jugkorean të futbollit.