Sport

Hashani: Feronikeli ka nevojë për pikë, jo për lojë të bukur

Trajneri i futbollit, Erdin Hashani, mendon se Feronikelit aktualisht i duhen pikët e jo loja e bukur që po e proklamon trajnerin Klodian Duro.

Sipas tij, ndaj Dritës u dëmtuan te rasti i një penalltie të padhënë. Ai thekson se Feronikeli nuk duhet të merret me kritika, por të punojë dhe të arrijë rezultate në fushë.

“Trajneri Sejdiu tha më herët se Feronikeli ka marr trofe. Tash, Feronikeli nuk po merr trofe, por po merr trajnerë, kështu që po i ndërron trajnerët e nuk po merr trofe. Unë mendoj që ndoshta është edhe njëfar arsyetimi. Unë mendoj se te rasti i penalltisë kundër Dritës ka pasur të drejt, pasi unë mendoj që ka qenë penallti. Kurse sa i përket rasteve tjera, sepse po thonë se kemi futboll të bukur, por trajnerin e mbajnë vetëm rezultatet. Ndonjëherë nuk duhet me pas futboll të bukur, por me i marr tri pikë. Për momentin, Feronikelit i duhen pikët, jo futbolli i bukur. Kritikat duhet me i lënë anash. Unë end nuk e dëgjova një trajner që ka thënë se e fitova ndeshjen sepse më ndihmoi referi, të gjithë e thonë pasi të humbin. Kështu që Feronikeli duhet me i pa gabimet e veta së pari, e pastaj me ja lënë fajin dikujt tjetër”, tha Hashani në "Sportin Total" të KTV-së.