Ferhan Hasani ka shënuar gol shumë të shpejtë të enjten mbrëma. Ai vetëm pas 27 sekondave lojë realizoi për Shkëndijën e Tetovës që po luan me AIK-un suedez në kuadër të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Ndeshja po luhet në Solna të Suedisë. Tashmë ka përfunduar pjesa e parë, ndërsa rezultati është 1:1.
Vendasit kanë barazuar shifrat në minutën e 17-të. John Guidetti barazoi shifrat.