Lewis Hamilton i Mercedesit e festoi të dielën fitoren e 90-të në karrierën e tij në Formula 1. Ai mbetet vetëm një fitore larg rekordit të Michael Schumacherit.
Hamilton e mposhti vozitësin tjetër të skuderisë, Valtteri Bottas, në një garë shumë kaotike në Çmimin e Madh të Toskanës.
Gara u karakterizua me dy ngritje të flamurit të kuq, për herë të parë në një “pit-stop”, ndërsa për herë të dytë pas një përplasjeje nga Lance Stroll.
Në njërën nga garat më dramatike ndër vite, gjashtë bolide e përfunduan garën para se të përfundojë xhiroja e parë.
Alex Albon i Red Bullit e plotësoi podiumin më vendin e tretë.
Fitorja e Hamiltonit ishte e gjashta në nëntë gara këtë sezon. Ai e rrit epërsinë e pikëve në renditjen e përgjithshme të kampionatit në 65.
Edhe
Hamiltoni e fiton garën e parë me Ferrarin
Pasi ngriti lart trofeun, kur ishte koha e intervistave, Hamilton mbajti të veshur një fanellë me mbishkrimin “Arrestoni policët të cilët vranë Breonna Taylor”.
Kjo iu referua një numri të madh të çështjeve kontroverse në SHBA, ku oficerët policorë vranë afroamerikanët.
Për Ferrarin ishte pjesëmarrja e 1000-të në “Grand Prix”, por vozitësi i tij, Charles Leclerc, e zuri vetëm vendin e tetë.