Lewis Hamilton kthehet te triumfi në Formulën 1, duke fituar garën e Çmimit të Madh të Britanisë, për suksesin e shtatë sezonal.
Britaniku e blindon vendin e parë, tani me 39 pikë më shumë se bashkë-ngasësi i tij te Mercedesi, Valtteri Bottas, me finlandezin që e mbylli garën në vendin e dytë.
Hamiltoni bëhet piloti me më shumë tituj në Silverstone, gjithsej 6, duke lënë pas emra të mëdhenj si Jim Clark dhe Alain Prost, transmeton KTV.
Britaniku me Mercedesin e tij e nisi i dyti garën e shtëpisë, mirëpo në finish, hyri i pari pasi gjatë garës kishte kaluar Bottasin, i cili edhe pse kishte nisur nga pole position, garën e mbylli i dyti.
Charles Leclerc me Ferrarin e tij e përfundoi shtegun i treti, duke u ngjitur në podium për herë të pestë në këtë edicion. Sebastian Vettel u detyrua ta kalonte i 16-ti vijën e finishit. Gjermani ishte protagonist në një aksident me Verstappenin e Red Bullit, duke u penalizuar prej 10 sekondash.
Gara e radhës në Formula 1, do të zhvillohet pas dy javës në Gjermani, në pistën Hockeheimring.