Lewis Hamilton nuk ka të ndalur dhe e fiton pozitën e parë në provat kualifikuese në Kinë, duke e përfunduar garën me paraqitje të jashtëzakonshme, në kohë rekord.
Britaniku e siguroi pole-position, të dytin këtë sezon dhe të 63 në karrierë, ndërsa në këtë garë e la pas gjermanin Sebastian Vettel me Ferrarin e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDo të jetë një fundjavë tejet interesante në Formula 1, pasi Ferrari kërkon që ta zbresë nga froni Mercedesin, edhe pse në dy sesionet e para Ferrari fillimisht me Vettelin, e më pas me Raikkonen vendosi kohët më të mira, transmeton KTV.
Por, në sesionin e tretë, Hamilton shënoi rekord për ta përfunduar garën i pari në historinë e pistës së Kinës, për 1 minutë e 32 sekonda.
Vettel nga ana tjetër do të niset i dyti pasi në cak arriti para pilotit tjetër të Mercedesit, Valtteri Bottas, për vetëm 1 të mijtën.
Çmimi i madh i Kinës do të jetë ndalesa e dytë e kampionatit të Botërorit në Formula 1 dhe do të zhvillohet të dielën.