Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hamilton ndal serinë e Ferrarit

Foto: Reuters

Kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton ka shënuar fitore në garën e Shpërblimit të Madh të Rusisë, për t'u përkujdesur për një triumf të dyfishtë të Mercedesit të dielën. Ferrarit i ka marrë fund seria prej tri fitoreve rresht, ndërsa në garën në Sochi është vërejtur një pakënaqësi me urdhrat e dhëna nga skuadra.

Hamilton po ashtu ka marrë një pikë shtesë për rrethin më të shpejtë në garë, ndërsa kryeson renditjen e përgjithshme me 73 pikë epërsi para kolegut te skuderia e Mercedesit, Valtteri Bottas, që doli i dyti të dielën. Deri në fund kanë mbetur edhe pesë gara.

Piloti i Ferrarit, Charles Leclerc përfundoi garën i treti, pas një kontraversiteti nëpërmjet radios me Sebastian Vettelin. Vettel injoroi një urdhër të marrë nga skuadra për të lejuar Leclercun të kalojë, ndërsa më pas u tërhoq nga gara në rrethin e 28-të, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Në fakt largimi i tij edhe solli veturën e sigurisë virtuale, që ironikisht çimentoi epërsinë e Hamiltonit.

Fitorja e Mercedesit të dielën ishte e gjashta rresht në Sochi. Garuesit e Mercedesit kanë fituar në Shpërblimin e Madh të Rusisë që nga gara e parë aty në vitin 2014.

Fitorja e Hamiltonit ishte e 82-a në karrierë dhe e nënta këtë stinor. Ai është nëntë fitore larg rekordit të përgjithshëm që e mban Michael Schumacher me 91 fitore.

Hamiltoni i është afruar titullit të gjashtë të Formula 1, ndërsa për të ishte fitorja e parë që nga gara e Hungarisë në gusht.

“Është thjesht një rezultat i jashtëzakonshëm, duke marrë parasysh se sa i shpejtë ishte Ferrari në fillim. Ishte detyrë shumë e vështirë për të mbajtur ritmin me Ferrarin. Sinqerisht mundohem të mos mendoj shumë për kampionatin. Dua të shoh vetëm deri te gara e radhës, hap pas hapi. Nuk dua të marr në thua”, ka thënë Hamilton.

Edhe Formula 1, Leclerc fiton në Britaninë e Madhe Sporte të tjera 2 j. më parë Formula 1, Leclerc fiton në Britaninë e Madhe

Ferrari erdhi në Sochi me një seri prej tri fitoreve rresht dhe me një avantazh të madh në shpejtësi, veçanërisht në vijë të drejtë. Leclerc siguroi vendin e parë në kualifikime për herë të katërt rresht.

Por, strategjia e Ferrarit në Sochi nuk ndezi. Italianët dolën me një strategji që përfshiu Leclercun të lejojë Vettelin, që startoi nga vendi i tretë, të kalojë para dhe të marrë epërsinë në kthesën e dytë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)