Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hamilton: Largoni të gjitha simbolet raciste

Ylli i Formula 1, Lewis Hamilton ka kërkuar që vendet nëpër botë të heqin “simbolet raciste”, pas rrëzimit të statujës së një tregtari të skllevërve në Bristol.

Kampioni botëror ka përshëndetur protestuesit anti-racizëm për rrëzimin e monumentit të tregtarit të skllevërve nga shekulli i 17-të, Edward Colston në demonstratën e së dielës.

Sipas Hamiltonit, qeveritë në gjithë botën duhet të implementojnë një largim paqësor të këtyre simboleve raciste. Hamilton ka bërë një seri të publikimeve lidhur me protestat globale anti-racizëm.

Në shumë vende po protestohet pas vdekjes së George Floydit në SHBA.

Hamilton ka thënë se statuja e Colstonit nuk duhet të riparohet, pasi demonstruesit e hodhën atë në lum.

“Nëse ata njerëz nuk do ta kishin larguar atë statujë, që nderon një tregtar racist skllevërish, ajo kurrë nuk do të largohej”, ka thënë Hamilton në “Instagram”.

“Ka llafe që të dërgohet ajo në muze. Statuja e këtij njeriu duhet të qëndrojë në lum, ashtu si 20 mijë shpirtrat afrikanë që vdiqën duke ardhur këtu dhe u hodhën në det, pa asnjë ceremoni të varrimit apo përmendore. Ai i vodhi ata nga familjet e tyre, vendi i tyre dhe nuk duhet të admirohet”.

Artikuj të ngjashëm