Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hamilton fiton për herë të katërt rresht në Silverstone

Piloti britanik, Lewis Hamilton, ka fituar garën e Shpërblimit të Madh të Britanisë në Formula 1 për herë të katërt rresht të dielën, ndërsa një shpërthim i gomës i bolidit të Sebastian Vettelit ka bërë që epërsia e gjermanit në krye të renditjes të jetë tash vetëm një pikë.

Hamilton nisi garën nga pozita e parë startuese dhe ishte dominues, ndërsa kolegu i tij i skuderisë së Mercedesit, finlandezi Valtteri Bottas përfundoi i dyti me 14 sekonda disavantazh, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Përkrahja këtë fundjavë ka qenë e jashtëzakonshme. Jam shumë krenar që kam arritur këtë fitore për ju”, u është drejtuar Hamilton tifozëve, te të cilët është hedhur pas festimit në podium. “Skuadra ishte pa gabime gjithë fundjavën, Valtteri bëri një punë të mrekullueshme dhe ishte një fundjavë perfekte për ne”.

Dukshëm prapa, derisa Hamilton arriti fitoren e 57-të në karrierë dhe po shijonte duartrokitjet e para nga tifozët britanikë, ndodhi një dramë e papritur. Piloti gjerman i Ferrarit, Vettel, që kishte probleme me goma dukej se po siguronte vendin e tretë, para se të ndodhte një shpërthim i papritur i gomës. Ai përfundoi i shtati... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.