Piloti britanik i Mercedesit, Lewis Hamilton, ka fituar të dielën garën e Shpërblimit të Madh të Kanadasë në Formula 1, duke zvogëluar disavantazhin ndaj liderit Sebastian Vettelit në 12 pikë.
Për Hamiltonin ishte fitorja e gjashtë në Kanada.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPasi pa Ferrarin duke zënë dy vendet e para në Monako dy javë më parë, Mercedes është rikthyer me një performancë dominuese në Kanada, ku Hamilton triumfoi duke startuar nga pozita e parë startuese, ndërsa i dyti doli finlandezi i Mercedesit, Valtteri Bottas, që ishte 19.7 sekonda prapa Hamiltonit, transmeton “Koha Ditore”.
Për Hamiltonin ishte fitorja e 56-të në karrierë dhe e treta këtë stinor. Gara në Kanada gjithmonë ka pasur rëndësi të veçantë për britanikun.
“Këtu kam fituar garën time të parë dhjetë vjet më parë dhe të përsëris se sërish në këtë fundjavë është e veçantë. Dua të falënderoj skuadrën time që e ka bërë të mundur”, ka thënë Hamilton... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.