Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hamilton e shton “Larbalestier” në mbiemër

Lewis Hamilton

Lewis Hamilton

Piloti i Formula 1, Lewis Hamilton po e ndryshon emrin për të përfshirë mbiemrin origjinal të nënës së tij - Larbalestier.

Shtatë herë kampioni i botës thotë se ai synon të përfshijë mbiemrin e nënës së tij Carmen, Larbalestier, së bashku me Hamilton.

Babai i Hamiltonit, Anthony, dhe nëna e tij, Carmen, u ndanë kur Lewis ishte dy vjeç, ai jetoi me nënën deri në moshën 12-vjeçare para se të transferohej te babai i tij.

Duke folur para sezonit të ri të Formula 1, i cili fillon në Bahrejn të dielën, Hamilton, tha: “Jam vërtet krenar për emrin e familjes sime. Mbiemri i nënës sime është Larbalestier dhe unë jam gati ta vendos atë në emrin tim”.

Artikuj të ngjashëm