Një burim i afërt me klubin e Los Angeles Lakersit ka thënë se Darvin Ham e ka pranuar ofertën për t’u bërë trajner i ardhshëm i skuadrës.
Kështu ka shkruar të shtunën agjencia e lajmeve “Associated Press”.
48-vjeçari Ham do të jetë trajner i një skuadre për herë të parë, ndërsa për Lakersin është trajneri i 28-të në histori të klubit.
Ham ka qenë asistent i trajnerit Mike Budenholzer te Milwaukee Bucks që nga viti 2018, ndërsa luajti rol kyç në vitin 2021, kur kjo skuadër e fitoi titullin.
Ham do të jetë zëvendësues i trajnerit Frank Vogel.
Artikuj të ngjashëm