Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Halep vazhdon dominimin në “Australian Open”

Dy herë fituesja e Grand-Slameve, Simona Halep, do të hyjë në javën e dytë në “Melbourne Park” për vitin e pestë rresht.

Bartësja e 14-të e garës, Halep, avancoi tutje pas fitores 6:2 dhe 6:1 ndaj Danka Koviniq, tenistja që pozicionohet në vendin e 98-të në ranglistën e përgjithshme. Koviniq e eliminoi në raundin paraprak kampionen e “U.S Open”, Emma Raducanu.

Ishte paraqitja e parë e Koviniqit në raundin e tretë të një gare të madhe.

Halep e fitoi garën e “French Open” në vitin 2018 dhe “Wimbledonin” në vitin 2019. Shkoi deri në finale të “Australian Open” në vitin 2018, por u mposht nga Caroline Wozniacki.

Kundërshtarja e radhës për Wozniackin do të jetë Alize Cornet, e cila fitoi ndaj Tamara Zidansek, 2:1 në sete, 4:6, 6:4 dhe 6:2.

Cornet për të arritur në raundin e katërt mposhti Garbine Muguruzan, dhe shkoi në raundin e katërt të “Australian Open” për herën e parë që prej vitit 2009.

Danielle Collins ndërkohë fitoi ndaj 19-vjeçares Clara Tauson me rikthim të rezultatit, 4:6, 6:4 dhe 7:5.

Artikuj të ngjashëm