Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Halabaku asiston në ndeshjen e dytë në elitën helvetike

Ish-lojtari i Kosovës U19, Kevin Halabaku, ka nisur të bëhet i rëndësishëm për Sionin në elitën e Zvicrës.

Sioni të shtunën fitoi 2:0 ndaj Luzernit, në kuadër të xhiros së 11-të të Superligës së Zvicrës. Për 1:0 shënoi ish-ylli i Italisë, Mario Balotelli në minutën e 33-të. Musa Araz shënoi golin e dytë në minutën e 83-të. Asistues ishte Kevin Halabaku.

Halabaku 20-vjeçar e zëvendësoi pikërisht Balotellin në minutën e 74-t. Për të ishte vetëm paraqitja e dytë në Superligë.

Te Luzerni luajtën Ardon Jashari e Denis Simani.