Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hajvalia mbështetet në forcën e lituanes Smitaite

Ugne Smitaite besonte gjithnjë se një ditë do të bëhej futbolliste profesioniste. Dhe, ajo sot e llogarit veten si të tillë. Por kjo dëshirë e lituanes së Hajvalisë ka mundur të mbetej vetëm një ëndërr nëse do ta dëgjonte familjen e saj, e posaçërisht nënën, që preferonte një profesion tjetër për të bijën.

"Ka pasur edhe rebelim nga ana ime, pasi nuk e dëgjoja nënën dhe vazhdoja me stërvitje", tregon Smitaite në një bisedë për gazetën.

Mbrojtësja e skuadrës kampione të Kosovës, Hajvalisë, insiston se ka bërë mirë që nuk e ka dëgjuar nënën. Tregon se sot edhe nëna e saj mburret me karrierën e saj dhe është përkrahësja më e madhe.

"Kisha pengesa, por nuk u dorëzova, pasi kisha dëshirë të madhe për këtë sport dhe e zgjodha para profesionit të aktores, këngëtares apo valltares", ka shtuar ajo. "Prekjet e para të topit kanë ardhur në oborre, ku ne vajzat luanim së bashku me djemtë e lagjes. Edhe stërvitjet e para në futboll i zhvilloja me djem"... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm