Futbollistet e Hajvalisë kanë pësuar humbje në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve për këtë edicion.
KFF Hajvalia të martën është mposhtur nga MTK Hungaria, me rezultatin 2:0 në xhiron e parë të grupit të tetë, në kuadër të rrethit të parë eliminator të Championsit, shkruan Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZsuzsanna Szabo (60') dhe Rita Mery (83') shënuan për ekipin hungarez që njëherësh është edhe nikoqir i këtij grupi, pasi ndeshjet zhvillohen në Budapest.
Për Hajvalinë kjo është paraqitja e dytë në garën e vetme evropiane të futbollit femëror, ndërsa edicionin e shkuar u eliminua në këtë fazë. Te ekipi i Hajvalisë në ndeshjen me MTK Hungaria u paraqitën edhe dy përforcimet e huaja, portierja amerikane Audrey Baldwin dhe mbrojtësja lituane Ugne Shmitaite.
Kampionia dhe fituesja e Kupës së Kosovës arriti të mbahet deri në minutën e 60-të, kur hungarezet i kaloi në epërsi Szabo. Ndërsa takimin e vulosi rezervistja Mery....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.