Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hadërgjonaj pa fjalë pas humbjes

Golashënuesi i vetëm i Kosovës në humbjen 2:1 nga Maqedonia e Veriut, Florent Hadërgjonaj, ka thënë se nuk ka si të komentojë humbjen e rastit të vetëm për kualifikim në Kampionatin Evropian.

“Normalisht, është vështirë të gjej fjalët, pas kësaj loje. Për mua do të ishte më mirë të mos shënoja gol, por që të fitonim. Ne ishim të përgatitur veç për fitore e të shkonim në finale, të kënaqim popullin tonë. Vështirë të gjejmë fjalët. Duhet të shikojmë, të flasim me veten e për të kaluar këtë fazë të vështirë për ne”, ka thënë ai pas takimit në Shkup.

Hadërgjonaj ka thënë se Kosova “ia fali” golat Maqedonisë.

“Nuk patëm koncentrim në momentin e duhur. Tash është vështirë të gjejmë arsyet se çka ishte mirë e çka keq”, është shprehur ai.

Artikuj të ngjashëm